FOKUS – Ukraina ndalon hyrjen në Kherson pas vdekjes së dy punonjësve francezë të OJQ-së

by admin
Spread the love



KIEV, 5 shkurt /ATSH-DPA/ – Autoritetet ukrainase kanë mbyllur qytetin e Khersonit dhe zonën përreth në jug të vendit për të huajt, pas vdekjes së dy punonjësve francezë të një organizate joqeveritare (OJQ) nga sulmet ruse.

“Masa vlen për anëtarët e misioneve diplomatike, si dhe punonjësit e organizatave ndërkombëtare të ndihmës”, njoftoi administrata ushtarake rajonale në Telegram.

“Në kohë lufte, askush nuk mund të garantojë sigurinë, por ne duhet të sigurojmë jetën e njerëzve në vendet e armiqësive aktive”, thuhet në deklaratë.

Dy shtetasit francezë u vranë të enjten në një sulm artilerie ruse në fshatin Beryslav. Tre shtetas të tjerë francezë dhe një ukrainas u plagosën gjatë sulmit.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKIEV – Zelensky: Lufta mund të vijë në Evropë, askush nuk do të jetë gati


You may also like