FOKUS – Ukraina mbështet me drithë vendet afrikane që luftojnë me thatësirën

by admin
Spread the love

KIEV, 6 dhjetor /ATSH-AA/ – Ukraina njoftoi se bëri dërgesën e saj të parë të drithërave në vendet e Afrikës Lindore që janë duke luftuar me thatësirën për një kohë të gjatë.

Në deklaratën e bërë nga Ambasada e Ukrainës në Addis Abeba, thuhet se anija e parë arriti në Xhibuti.

Thuhet se dërgesa e drithit është bërë në mënyrë të pavarur nga Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara dhe se dërgesa do të kryhen edhe në Etiopi dhe Somali javën e ardhshme.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, njoftoi se do të mbështesin vendet me probleme ushqimore si Etiopia, Sudani i Jugut, Somalia, Kongo, Kenia dhe Jemeni.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like