FOKUS – Turqia ngrin asetet e 82 personave, të dyshuar për financimin e terrorizmit

by admin
Spread the love

STAMBOLL, 29 nëntor /ATSH-DPA/ – Turqia ka ngrirë asetet e 62 individëve dhe 20 kompanive brenda dhe jashtë vendit për financim të dyshuar të terrorizmit, sipas një deklarate të qeverisë.

Tre nga të ndaluarit janë të vendosur në Gjermani, sipas një deklarate nga Ministria e Financave të mërkurën. Subjektet dhe individët akuzohen për shkelje të ligjit për parandalimin e financimit të terrorizmit, si dhe për lidhje të dyshuara me Partinë e ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

PKK konsiderohet një organizatë terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Gjermani, pasuritë e botuesit “Mezopotamien” u ngrinë. Gjermania e kishte ndaluar grupin në vitin 2019 për shkak të propagandës së PKK-së.

Turqia ngriu veçmas asetet në Austri, Zvicër dhe Suedi, ndër të tjera.

Suedia aplikoi për anëtarësim në NATO në maj 2022 pas pushtimit rus të Ukrainës.

Turqia, në atë kohë refuzoi t’i jepte dritën jeshile të pranimit, duke akuzuar politikanët suedezë për mungesë angazhimi kundër organizatave “terroriste” si PKK.

Së fundmi, presidenti Recep Tayyip Erdogan miratoi protokollin e anëtarësimit të Suedisë në NATO dhe ia dërgoi parlamentit për ratifikim.Procesi, megjithatë, mbetet i bllokuar në nivel komisioni parlamentar. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like