FOKUS – Truss: Një miliard sterlina ndihma ushtarake për Ukrainën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

LONDËR, 30 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti rus Vladimir Putin është një “diktator i tmerrshëm” dhe trupat e tij duhet të dëbohen nga Ukraina, deklaroi ministrja e Jashtme britanike, Liz Truss ndërsa premtoi një shtesë prej një miliard sterlina (1,2 miliardë dollarë) për përpjekjet e luftës.

Financimi i ri përfaqëson një rritje të konsiderueshme në 1,3 miliardë sterlina të ndihmës ushtarake të ofruar tashmë, me Boris Johnson që tha se mbështetja britanike po “transformonte mbrojtjen e Ukrainës” kundër sulmit rus.

Truss tha se ky plan ishte një “prioritet kryesor” i qeverisë për të ndihmuar Ukrainën të fitojë luftën.

Premtimi për mbështetje të mëtejshme ushtarake vjen pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u kërkoi udhëheqësve të NATO-s të bëjnë më shumë për të ndihmuar vendin e tij t’i rezistojë pushtimit të Putinit.

Në samitin e NATO-s në Madrid, i cili përfundon sot Britania e Madhe premtoi financim për sistemet e sofistikuara të mbrojtjes ajrore, dronët dhe pajisjet e luftës elektronike.

Zyrtarët britanikë thanë se pajisjet ishin hapi i parë për t’i mundësuar Ukrainës të shkonte përtej mbrojtjes dhe të kryente operacione sulmuese kundër forcave tokësore ruse për të rimarrë territorin e humbur./   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like