FOKUS – Stoltenberg: Anëtarët e NATO-s të rrisin shpenzimet ushtarake me të paktën 2% të PPB-së

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 25 janar /ATSH-DPA/ – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pret që anëtarët e Aleancës të rrisin objektivin e tyre të shpenzimeve ushtarake në të paktën dy për qind të PBB-së.

”Unë pres që do të ketë një objektiv të ri për shpenzimet e mbrojtjes kur të takohemi në korrik të këtij viti për samitin e NATO-s në Vilnius”, shtoi ai për gazetën gjermane ”Die Welt”.

”Objektivi për të rritur shpenzimet në 2% të PBB-së kombëtare përkatëse u vendos në vitin 2014 për një periudhë 10-vjeçare, kështu që ne duhet ta përditësojmë atë tani. Por, unë supozoj se do të jetë një objektiv më ambicioz se më parë, sepse të gjithë e shohin se ne duhet të investojmë më shumë”, theksoi Stoltenberg.

Në funksion të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, Stoltenberg la të hapur atë për të cilën shtetet e ardhshme anëtare mund të bien dakord konkretisht.

Shefi i NATO-s përmendi edhe buxhetin special të qeverisë gjermane prej 100 miliardë eurosh (109 miliardë dollarë) për forcat e armatosura gjermane, Bundeswehr-in.

Aktualisht, Gjermania është një nga disa anëtarë të aleancës që nuk arrijnë objektivin prej dy për qind./  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Lexo lajme interesante

You may also like