FOKUS – Siguria për funeralin e ”Elizabeth II” në shkallën më të lartë që BM ka parë ndonjëherë

by admin
Spread the love

LONDËR, 19 shtator /ATSH-DPA/ – Dita e funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II shënon kulmin e asaj që konsiderohet operacioni më i madh i sigurisë që Britania e Madhe ka parë ndonjëherë.

Turma të mëdha mbretërore dhe një listë e gjatë liderësh botërorë, si dhe personalitete të tjera, do të duhet të mbahen të sigurta si pjesë e punës së madhe me të cilën përballen mijëra oficerë policie.

Zëvendëskomisari i policisë metropolitane Stuart Cundy tha se “asgjë nuk ka të krahasuar me detyrën jashtëzakonisht komplekse, duke e përshkruar atë si “operacionin më të madh policor” në historinë e mbretërisë.

Shkalla e sigurisë kalon operacionin e fundjavës së Jubileut të Platinumit dhe Olimpiadën e Londrës 2012, të cilat panë deri në 10 000 oficerë policie në detyrë në ditë.

Është gjithashtu operacioni më i madh global i mbrojtjes me të cilin përballet forca, me liderë botërorë, personalitete dhe persona të tjerë VIP që marrin pjesë në funeralin shtetëror.

Siguria publike  vjen në një kohë kur niveli i kërcënimit terrorist të vendit është “i konsiderueshëm”.

Policia dhe shërbimet e sigurisë do të jenë vigjilente ndaj perspektivës së sulmeve me thikë, bombave dhe të gjitha kërcënimeve apo incidenteve të tjera të mundshme terroriste.   /os/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like