FOKUS – Shtetet baltike prezantojnë rregulla të reja që kufizojnë hyrjen e qytetarëve rusë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

RIGA, 19 shtator /ATSH-DPA/ – Shtetet baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë dhe Polonisë, do të vendosin kufizime të mëtejshme për qytetarët rusë që dëshirojnë të hyjnë në vendet e tyre duke filluar nga sot.

Të katër vendet nuk do të lejojnë më shtetasit rusë me viza Shengen për arsye turistike, biznesi, sportive apo kulturore të hyjnë në territorin e tyre.

Megjithatë, do të zbatohen disa përjashtime, përfshirë për rusët që tashmë banojnë në një nga vendet dhe disidentët politikë, si dhe për arsye humanitare.

Vendimi i përbashkët i katër anëtarëve të BE-së vjen si reagim ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe pason se qeveritë e të katër vendeve kanë pezulluar kryesisht dhënien e vizave dhe lejeve të qëndrimit për rusët.

Ndërsa ishte ende e mundur të hynin në vendet e tjera të zonës Shengen të 26 vendeve përmes katër vendeve, kjo nuk do të jetë më kështu: të gjithë shtetasve rusë me vizë Shengen tani do t’u refuzohet hyrja, pavarësisht nga vendi anëtar që e ka lëshuar atë.

Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas u ka bërë thirrje vendeve të tjera që t’i bashkohen ndalimit të hyrjes ruse, e cila mbetet e diskutueshme brenda BE-së në tërësi.

“Ne duhet të përdorim të gjitha mjetet në kutinë e veglave për ta bërë Rusinë të ndalojë këtë luftë,” theksoi Kallas.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like