FOKUS – SHBA: Rusia planifikon sulme të mëtejshme në shkallë të gjerë

by admin
Spread the love



UASHINGTON, 30 dhjetor /ATSH-DPA/ – Analistët ushtarakë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se Rusia mund të nisë sulme të tjera të mëdha ajrore në Ukrainë, si ai që vrau dje të paktën 30 persona, një nga sulmet më masive te raketave dhe dronëve që nga fillimi i luftës.

“Rusia do të vazhdojë të kryejë sulme kundër Ukrainës në një përpjekje për të degraduar moralin ukrainas dhe aftësinë e Ukrainës për të mbështetur përpjekjet e saj të luftës kundër Rusisë”, tha Instituti Amerikan për Studimin e Luftës (ISW).

Sidoqoftë, analistët vunë në dukje se pas gati dy vjetësh lufte, rezervat dhe kapacitetet prodhuese të Rusisë nënkuptojnë se nuk ka gjasa të jetë në gjendje të kryejë sulme raketore në shkallë të gjerë në baza të rregullta, por do të jetë në gjendje ta bëjë këtë në mënyrë më të qëndrueshme me dronët.

“Në sulmin më të rëndë deri më sot që nga fillimi i luftës, ushtria ruse gjuajti dje afërsisht 160 raketa dhe dronë të llojeve të ndryshme në Ukrainë”, sipas shifrave nga zyrtarët e Kievit.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakAvokatët e Berishës: Masa “Arrest shtëpie” urdhër politikë, vendim antikushtetues


You may also like