UASHINGTON, 1 tetor /ATSH-DPA/- Irani po përgatit një sulm të menjëhershëm raketor ndaj Izraelit, tha sot një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.
“SHBA-ja ka indikacione se Irani po përgatitet të nisë një sulm me raketa balistike kundër Izraelit”, tha zyrtari.
“Një sulm i drejtpërdrejtë ushtarak nga Irani kundër Izraelit do të sjellë pasoja të rënda për Iranin”, paralajmëroi zyrtari.
“Ne po mbështesim në mënyrë aktive përgatitjet mbrojtëse për të mbrojtur Izraelin kundër këtij sulmi”, shtoi ai.
Lajmi për sulmin e planifikuar erdhi disa orë pasi Izraeli nisi një ofensivë tokësore në Libanin jugor, duke shënjestruar milicinë e Hezbollahut të mbështetur nga Irani. //a.i/