FOKUS- Scholz: Të dërgohen më shumë trupa të NATO-s në Evropën Lindore

by admin
Spread the love

BERLIN, 25 shkurt /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi në një samit urgjent të NATO-s për nevojën për të dërguar më shumë trupa në anëtarët lindorë të aleancës pas sulmit të Rusisë në Ukrainë.

”Dislokimi do të marrë parasysh nevojat e sigurisë të partnerëve të NATO-s”, theksoi zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit.

Sulmi i presidentit Putin ndaj Ukrainës, nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë. Ai u dënua ashpër nga të gjithë anëtarët e NATO-s. Duke nisur këtë sulm, Rusia po vinte në rrezik paqen në Evropë”, shtoi Scholz.

Gjermania do të sigurojë gjithashtu ushtarë dhe sisteme armësh shtesë për të mbrojtur partnerët e saj të NATO-s në Evropën Lindore. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like