FOKUS – Reagim i përmbajtur i Zelenskyt për mbërritjen e tankeve ”Leopard 2”

by admin
Spread the love

KIEV, 25 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka reaguar i përmbajtur ndaj raporteve se kancelari gjerman Olaf Scholz ka rënë dakord të furnizojë Ukrainën me tanke luftarake ”Leopard 2”.

“Shumë përpjekje, fjalë dhe premtime”, tha ai në fjalimin e tij të përditshëm video.

”Por, është e rëndësishme të shihet realiteti”, shtoi presidenti ukrainas.

“Nuk bëhet fjalë për pesë, as 10, as 15 tanke. Nevoja është më e madhe. Çdo ditë ne po bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mbushur deficitin. Dhe unë jam mirënjohës për të gjithë ata që na mbështesin në këtë”, shtoi ai.

Zelensky i ka kërkuar Berlinit prej muajsh që t’i ofrojë Kievit armë më të rënda për të mposhtur forcat ruse.

”Diskutimet për dërgimin e tankeve tani duhej të përfundonin me vendime. Vendimet për të forcuar me të vërtetë mbrojtjen tonë kundër terroristëve”, tha udhëheqësi ukrainas.

Pas javësh presioni në rritje ndaj Berlinit, qeveria gjermane ka vendosur të furnizojë Ukrainën me tanke luftarake ”Leopard 2”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like