FOKUS – Raporti i BE-së: Thatësira në Evropë rrit shqetësimet për furnizimin me ujë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BRUKSEL, 20 mars /ATSH-DPA/ – Thatësira në zhvillim po prek Francën, Spanjën dhe Italinë veriore, duke shkaktuar shqetësime për furnizimin me ujë, njoftoi sot Komisioni Evropian.

“Për shkak të një dimri jashtëzakonisht të thatë dhe të ngrohtë, shumica e Evropës jugore dhe perëndimore është prekur nga lagështia e parregullt e tokës dhe rrjedhat e lumenjve”, tha komisioni në një njoftim për shtyp.

Sipas raportit, shqetësimet lidhen me furnizimin me ujë për bujqësinë, prodhimin e energjisë dhe përdorimin njerëzor.

“Në Evropën pritet një pranverë më e ngrohtë se niveli mesatar”, thuhet në raport, sipas parashikimeve sezonale.

Raporti i ekzekutivit të Bashkimit Evropian këshilloi se monitorimi i niveleve të ujit dhe planet e ruajtjes se burimeve ujore si një element i rëndësishëm për mbijetesën e njeriut.

“Paralajmërimi i komisionit për thatësirën vjen menjëherë pasi Evropa përjetoi dimrin e saj të dytë më të ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1979”, sipas shërbimit të monitorimit të klimës të BE-së, “Copernicus”.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like