FOKUS – Putin: Spiunazhi industrial prioritet për shërbimet e jashtme sekrete

by admin
Spread the love

MOSKË, 30 qershor /ATSH-DPA/ – Kremlini po mbështet spiunazhin industrial për zhvillimin e Rusisë ndërsa vendi përballet me sanksionet perëndimore.

“Si në të kaluarën, një nga prioritetet e shërbimeve të jashtme sekrete (SVR) është të mbështesë zhvillimin e potencialit industrial”, tha presidenti rus Vladimir Putin gjatë një vizite në selinë e stafit të SVR-së.

”Kryesisht, kjo është e rëndësishme në funksion të sanksioneve perëndimore”, theksoi ai.

Putin tha se puna e agjentëve është një nga punët më të rëndësishme.

”Ata jo vetëm që duhet të marrin informacion nga industria, por edhe të ofrojnë bazën për planifikimin strategjik dhe analizën e proceseve ndërkombëtare”, tha Putin.

Vizita e Putinit në selinë e shërbimeve sekrete ishte me rastin e 100-vjetorit të shërbimeve të jashtme sekrete ruse, ish-sovjetike.

Vetë Putini ka qenë për një kohë të gjatë, një oficer i shërbimeve sekrete sovjetike (KGB) në ish-Gjermaninë Lindore në vitet 1980./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like