FOKUS – Polonia: Rusia përpiqet të destabilizojë lindjen e NATO-s me emigrantë afrikanë

by admin
Spread the love

VARSHAVE, 5 gusht /ATSH-AA/ – Polonia ka theksuar se është vërejtur rritje në numrin e emigrantëve afrikanë që mbërrijnë në kufijtë e saj nëpërmjet Rusisë dhe Bjellorusisë dhe se ky është një operacion për të destabilizuar aleatët e NATO-s në lindje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim për ‘The Associated Press’, qeveria e Polonisë tha se ka pasur ndryshim në rrugën e migrimit të emigrantëve afrikanë.

Qeveria e Polonisë pretendon se emigrantët afrikanë normalisht preferojnë Lindjen e Mesme në udhëtimin e tyre të migracionit në Evropë, por se kohët e fundit emigrantët e paligjshëm përpiqen të hyjnë në vend me rrugë ilegale fillimisht nga Rusia dhe më pas përmes Bjellorusisë.

Në deklaratë Polonia ka pretenduar se ndryshimi i rrugës së migracionit është një pjesë e operacionit për destabilizimin e aleatëve të NATO-s në lindje.

– Polonia në kufirin e saj me Bjellorusinë ka ndërtuar mur me një gjatësi 186 kilometra

Zyrtarët polakë pretendojnë se Rusia u siguron emigrantëve afrikanë lehtësime për vizat dhe se me këtë rrugë ata kalojnë në Bjellorusi dhe mbërrijnë në kufijtë e tyre.

Theksohet se emigrantët që nga viti i kaluar përpiqen të kalojnë ilegalisht nga Bjellorusia në Poloni, Lituani dhe Letoni të cilët përfaqësojnë krahun lindor të NATO-s.

Polonia, e cila kërkon të ndërpresë rrjedhën e emigrantëve të paligjshëm, ka ndërtuar në kufirin e saj me Bjellorusinë mur me një gjatësi 186 kilometr.

Theksohet se liderët evropianë akuzojnë presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko, se synon të destabilizojë Bashkimin Evropian (BE) duke krijuar një rrugë artificiale migracioni.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like