FOKUS – Polonia pranon ofertën gjermane të mbrojtjes ajrore, pas mosmarrëveshjeve për vendndodhjen

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

VARSHAVË, 7 dhjetor /ATSH-DPA/ – Polonia pranoi sistemet e mbrojtjes ajrore ”Patriot”, të ofruara nga Gjermania për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore, pas një mosmarrëveshjeje me Berlinin se ku mund të vendosen.

Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak deklaroi se vendi po punonte për vendosjen e ”Patriot” në territorin polak dhe vendosjen e tyre nën sistemin e komandës polake.

Megjithatë, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, ka insistuar se sistemet gjermane të mbrojtjes ajrore janë pjesë e mbrojtjes ajrore të integruar të NATO-s.

Në fillim, nuk u fol për vendosjen e sistemeve të armëve nën një komandë polake.

Një natë më parë, Lambrecht kishte propozuar transferimin e ”Patriot” në Poloni.

Blaszczak e pranoi këtë ofertë. Megjithatë, një ditë më vonë, ai sugjeroi transferimin e mbrojtjes ajrore gjermane në Ukrainë dhe jo në Poloni.

Kjo situate ka shkaktuar pakënaqësi tek Berlini.

Blaszczak reagoi në Twitter duke thënë se ”pas një bisede me ministren gjermane të Mbrojtjes, jam i zhgënjyer për vendimin e mohimit të mbështeties për Ukrainën. Ata janë duke punuar për stacionimin e ”Patriot” në Poloni”./ /as/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like