FOKUS – Përshkallëzimi i dhunës midis Izraelit dhe Libanit ngjall frikën e një lufte më të gjerë

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 15 nëntor /ATSH-DPA/ – Izraeli tha sot se ka goditur objektivat në Libanin jugor pas sulmeve në postet e tij ushtarake pranë kufirit.

Ushtria izraelite tha se goditi vendet nga ku bombardimet kishin origjinën në Liban, dhe një post vëzhgimi të lëvizjes shiite pro-iraniane Hezbollah.

“Nuk ka raportime për viktima në Izrael”, tha ushtria izraelite në Telegram.

Hezbollahu mori përgjegjësinë për të paktën tre sulme të kryera sot ndaj posteve izraelite.

Një burim libanez i sigurisë tha se bombardimet hakmarrëse izraelite kishin në shënjestër një grup fshatrash në Libanin jugor.

Që nga fillimi i luftës në Gaza më 7 tetor, ka pasur konfrontime të vazhdueshme midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut. Ky është shpërthimi më i keq i dhunës në zonë që nga viti 2006.

Izraeli ka paralajmëruar Hezbollahun se kryeqyteti libanez, Bejruti do të përballet me një fat të ngjashëm me Gazën nëse sulmet vazhdojnë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like