FOKUS – Pas vendimit për Ukrainën dhe Moldavinë rritet numri i vendeve që presin anëtarësim në BE

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BRUKSEL, 24 qershor /ATSH-AA/ – Pasi Ukraina dhe Moldavia morën statusin e “vendit kandidat”, numri i vendeve që presin aderim në Bashkimin Evropian (BE) me 27 anëtarë u rrit në 7.

Në ditën e parë të Samitit të Liderëve të BE-së, që po vazhdon edhe sot në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, u vendos që t’u jepet Ukrainës dhe Moldavisë statusin e “vendit kandidat”. Ndërkaq, për Gjeorgjinë u prezantua perspektiva evropiane dhe u vendos që në rast të plotësimit të kushteve situata do të vlerësohet më tej. Kështu që, Gjeorgjia edhe pse nuk u përmend zyrtarisht, mori vendin në mesin e kandidatëve “potencial”.

Liderët e BE-së, para takimit të tyre, zhvilluan një takim edhe me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por nga kjo mbledhje nuk doli asnjë rezultat rreth proceseve të anëtarësimit.

 

6 vendet e Ballkanit ishin përcaktuar si “kandidatë potencial”, në Samitin e Liderëve të BE-së në qytetin grek të Selanikut në vitin 2003. Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova ende njihen si vende “kandidatë potencial”, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me kalimin e kohës e morën statusin e “vendit kandidat”.

– Mali i Zi

Mali i Zi për anëtarësim në BE aplikoi në vitin 2008. Komisioni në vitin 2010, shprehu mendim pozitiv rreth aplikimit dhe përcaktoi 7 prioritete për nisjen e negociatave.

Në dhjetor të vitit 2011, Këshilli nisi procesin e anëtarësimit duke pranuar se negociatat do të fillojnë në qershor të vitit 2012.

Negociatat me Malin e Zi filluan më 29 qershor 2012.

– Serbia

Serbia aplikimin zyrtar e bëri në vitin 2009. Në mars të vitit 2012 iu dha statusi i vendit kandidat. Në shtator të vitit 2013 mes BE-së dhe Serbisë hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilitetit dhe Asociimit.

Konferenca e parë ndërqeveritare me Serbinë, u mbajt në janar të vitit 2014, kështu që Serbia filloi zyrtarisht negociatat e aderimit.

– Shqipëria

Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 2009. Komisioni në vitin 2013 kushtëzoi Shqipërinë për të qenë kandidate me përmbushjen e 12 prioriteteve.

Komisioni në tetor të vitit 2012, rekomandoi që Shqipërisë t’i jepet statusi i kandidatit në BE, me kusht që të plotësohen masat kyçe në fushën e reformës gjyqësore dhe të administratës publike dhe të rishikohen rregullat procedurale legjislative.

Në qershor të vitit 2014, Këshilli Evropian i dha Shqipërisë “statusin e kandidatit”.

– Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut aplikoi për anëtarësim në mars të vitit 2004. Komisioni në nëntor të vitit 2005 dha mendimin pozitiv mbi vendin, kurse Këshilli në dhjetor të 2005-tës vendosi që t’i jepet “statusi i kandidatit”.

Bullgaria, vazhdon veton e saj ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që të filloj negociatat e aderimit.

– Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova

Bosnjë e Hercegovina në shkurt të vitit 2016 aplikoi për anëtarësim në BE. Komisioni mendimin mbi aplikimin e vendit e pranoi në maj të vitit 2019 dhe identifikoi 14 prioritetet kryesore që vendi duhet të përmbushë për të nisur negociatat e aderimit në BE.

Këshilli Evropian, miratoi mendimin e Komisionit dhe prioritet themelore në dhjetor të vitit 2019 dhe Bosnjë e Hercegovina nga kjo datë është në pozicionin e vendit kandidat potencial.

Marrëveshja e Stabilitetit dhe Asociimit hyri në fuqi në prill të vitit 2016, por vendi ende nuk ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim. Spanja, Greqia, Rumunia, Sllovakia dhe Administrata Greke e Qipros Veriore ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Statusi i kandidatit” është hapi i parë në procesin afatgjatë të pranimit të një vendi në BE.

Pasi një vendi i është dhënë “statusi kandidat”, negociatat e anëtarësimit fillojnë në një fazë të mëvonshme, me kusht që të plotësohen kushtet. Fillimi i negociatave të anëtarësimit mund të zgjasë me vite.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like