FOKUS – Parlamenti grek miraton shpenzime shtesë për mbrojtjen, ndërsa tensionet në Egje’ shtohen

by admin
Spread the love

ATHINË, 16 shkurt /ATSH-DPA/ – Parlamenti grek miratoi shpenzime shtesë të mbrojtjes, duke nënshkruar blerjen e silurëve gjermanë, tre fregatave franceze dhe gjashtë avionëve të tjerë luftarakë francezë ”Rafale”.

Athina kishte porositur tashmë 18 ”Rafale” në vitin 2021, pasi Turqia kishte vënë në dyshim publikisht sovranitetin e Greqisë mbi ishujt e saj në Egje’.

Gjashtë avionët e parë tashmë janë dorëzuar.

Kohët e fundit, disa zyrtarë të qeverisë turke, përfshirë ministrin e Jashtëm Mevlut Çavushoglu, pretenduan se ”Greqia po humbte të drejtat e saj sovrane mbi ishujt e shumtë të Egjeut Lindor, sepse i kishte militarizuar ato”.

Ankaraja dërgoi gjithashtu mesazhe të ngjashme në Kombet e Bashkuara duke argumentuar se militarizimi i ishujve nuk lejohej sipas Traktateve të Lozanës (1923) dhe Parisit (1947).

Nga ana tjetër, Athina tha se ”mjetet e shumta ushtarake të stacionuara në bregun perëndimor të Turqisë kërcënojnë ishujt dhe për këtë u vendos që të mbrohet”.

Miratimi parlamentar për shpenzimet shtesë të mbrojtjes u konsiderua si një përfundim i paramenduar pasi partia konservatore ”Demokracia e Re” e Mitsotakis ka një shumicë absolute në parlament./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like