FOKUS – Papa Françesku dënon spiralen në rritje të vdekjeve në Lindjen e Mesme

by admin
Spread the love

VATIKAN, 29 janar /ATSH-AFP/ – Papa Françesku dënoi sot spiralen në rritje të vdekjeve në Lindjen e Mesme duke u bërë thirrje të dyja palëve të konfliktit izraelito-palestinez të angazhohen në kërkim të sinqertë për paqen.

”Spiralja e vdekjes që rritet dita-ditës po shuan vezullimet e rralla të besimit që ekzistojnë mes dy popujve”, u ankua Papa pas meshës së të dielës në sheshin e Shën Pjetrit në Romë.

Ai përmendi sulmin ajror izraelit të së enjtes në një kamp palestinez në Bregun Perëndimor, i cili vrau 10 persona si edhe sulmin e së premtes ndaj një palestinezi që vrau shtatë persona pranë një sinagoge në Jeruzalem./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakPeleshi në SHBA: Krenar për komunitetin shqiptar në Boston

You may also like