FOKUS – Orbán drejt fitores në zgjedhjet parlamentare hungareze

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BUDAPEST, 4 prill /ATSH-DPA/- Zgjedhjet parlamentare në Hungari tregojnë një fitore të partisë nacionaliste të krahut të djathtë Fidesz të Viktor Orbanit, e cila duket se i ka rezistuar një sfide të ashpër me një aleancë të gjashtë partive opozitare.

Me 90 për qind të votave të numëruara, të dielën në mbrëmje Fidesz ishte dukshëm përpara me 54 për qind të votave, sipas komisionit zgjedhor të vendit.

Kjo do të thotë se Fidesz ka të ngjarë të ketë fituar 135 nga 199 vendet në parlament, duke i dhënë partisë një tjetër shumicë prej dy të tretash.

Aleanca opozitare  “Hungary in Unity’’ e udhëhequr nga Péter Márki-Zay, kishte 35% dhe 56 vende.

“Ne morëm një fitore të mrekullueshme. Një fitore kaq e madhe mund të shihet nga dita e sotme, dhe sigurisht nga Brukseli.

Orbán aludoi për konfliktet e tij të vazhdueshme me Bashkimin Evropian. Hungaria është anëtare e bllokut që nga viti 2004.

Aleanca  “Hungary in Unity’’ e para e këtij lloji në Hungari, përfshin partitë e majta, të gjelbra, liberale dhe konservatore të krahut të djathtë, të gjitha duke shpresuar të maksimizojnë shanset e tyre për të mposhtur Orbanin.  /os/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like