FOKUS – ONS: Anglia dhe Uellsi njohin nivele të reja të krimit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

LONDËR, 27 tetor /ATSH-DPA/-Krimi i regjistruar nga policia në Angli dhe Uells ka arritur një nivel të ri, i nxitur nga rritjet e ndjeshme të veprave penale të dhunshme dhe seksuale, njoftoi Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS).

Në total u regjistruan 6,5 milionë krime në terma vjetore, në qershor 2022, krahasuar me nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 6,3 milionë në terma vjetore deri në mars.

Gjithashtu, krimet kanë shënuar një rritje prej 12% në terma vjetore deri në qershor 2021.

Nivelet e krimit u prekën edhe nga kufizimet e Covid-19.

Në total përfshihen 196 889 krime seksuale, me një rritje prej 20% nga viti në vit, krahasuar me 164 043 (ose 21% më shumë se nivelet para pandemisë).

“Numri i krimeve seksuale shënoi një rënie gjatë periudhës së izolimit të Covid-19, por që nga prilli i 2021, patur një rritje të konsiderueshme të tyre”, njoftoi Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS).

Policia regjistroi rreth 2,1 milionë krime të dhunshme në terma vjetore deri në qershor, 13% më shumë nga viti në vit dhe 20% më shumë se nivelet para pandemisë.//a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like