FOKUS – OKB: Të shqetësuar për viktimat e protestave në Iran

by admin
Spread the love

NJU JORK, 29 tetor /ATSH-DPA/ – Organizata e Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësim në rritje në lidhje me raportet për vdekje në protestat e vazhdueshme në Iran.

“Ne dënojmë të gjitha incidentet që kanë rezultuar në vdekje ose lëndime të rënda të protestuesve dhe përsërisim se forcat e sigurisë duhet të shmangin çdo përdorim të panevojshëm ose joproporcional të forcës kundër protestuesve paqësorë. Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha një zëdhënës i OKB-së.

OKB i kërkoi qeverisë iraniane në Teheran që të respektojë të drejtat e njeriut duke vënë në dukje se ”kriza mund dhe duhet të vihet nën kontroll përmes dialogut”.

Trazirat në të gjithë Iranin u shkaktuan nga vdekja e një gruaje 22-vjeçare, Mahsa Amini.

Policia e Moralit e kishte arrestuar për gjoja shkelje të kodeve islame të veshjes.

Ajo vdiq në paraburgimin e policisë më 16 shtator.

Që nga vdekja e saj, mijëra kanë demonstruar në të gjithë vendin kundër taktikave represive të qeverisë dhe sistemit islamik të sundimit./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama: Vitin e ardhshëm ndërtojmë rrugën e Maqellarës

You may also like