FOKUS – OKB: Më shumë se 140 punonjës të ndihmave humanitare të vrarë në 2021

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

GJENEVË, 12 gusht /ATSH-dpa/ – Më shumë se 140 punonjës të ndihmave u vranë gjatë vitit 2021, tha sot në Gjenevë Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

”Shifra për punonjësit e ndihmave të vrarë në konflikt ose si rezultat i sulmeve ishte më e larta që nga viti 2013”, tha organizata, e cila koordinon reagimin global të urgjencës në krizat humanitare.

Shumica e të vrarëve ishin sulmet ajrore ose granatimet, shumica e tyre në Siri.

Gjatë të njëjtës periudhë, 203 punonjës të ndihmës u plagosën dhe 117 u rrëmbyen.

Deri më tani këtë vit, 168 punonjës të ndihmave janë sulmuar në përpjekje për të ofruar ndihmë humanitare duke çuar në 44 viktima.

“Nevojat humanitare janë në kulmin e të gjitha kohërave dhe punonjësit e ndihmës po punojnë në mjedise gjithnjë e më të rrezikshme”, tha Koordinatori i Ndihmës Emergjente të OKB-së dhe nënsekretari i përgjithshëm për Çështjet Humanitare, Martin Griffiths.

Sipas OCHA-së, vendet më të rrezikshme për punonjësit e ndihmave janë Sudani i Jugut, Afganistani dhe Siria.

”Më shumë njerëz në mbarë botën se kurrë më parë kanë nevojë për ndihmë humanitare, me 300 milionë njerëz që jetojnë në rajonet e krizës”, tha zëdhënësi i OCHA-së, Jens Laerke.

”Apelet e OKB-së për financim për vitin 2022 për Sirinë, Republikën Demokratike të Kongos, Ukrainën dhe shumë vende të tjera aktualisht arrijnë në pothuajse 50 miliardë dollarë”, theksoi ai.

Kjo përfshin financimin për fondin e OKB-së për fëmijë, UNICEF, Programin Botëror të Ushqimit (WFP), Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe agjencinë e OKB-së për refugjatët UNHCR.

”Vetëm 15 miliardë dollarë nga kjo shumë janë marrë”, tha ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like