FOKUS – OKB: Konsumimi i kanabisit një barrë për sistemet shëndetësore

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

ELMAU, 27 qershor /ATSH-DPA/ – Rritja e përdorimit të kanabisit po çon në një barrë në rritje në objektet e kujdesit shëndetësor, sipas një raporti të OKB-së.

”Drogat në këtë klasë janë përgjegjëse për rreth 30% të terapive medikamentoze në Bashkimin Evropian”, thuhet në raportin e vitit 2022 nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) me qendër në Vjenë.

Në Afrikë dhe në disa vende të Amerikës Latine, shumica e terapive lidhen me varësinë nga kanabisi.

UNODC tha se fuqia në rritje e hashashit dhe marihuanës në treg, së bashku me konsumin e rregullt, ka çuar në një rritje të sëmundjeve psikologjike në Evropën Perëndimore.

Ai shprehu gjithashtu shqetësimin se barna të ndryshme më të fuqishme po gjenin tregje të reja. Konfiskimet treguan se kontrabanda e kokainës po përhapej në Afrikë dhe Azi nga zonat kryesore të shitjes së drogës në Amerikën e Veriut dhe Evropë.

Po kështu, metamfetamina nuk ishte më problem vetëm në Lindjen e Largët dhe Azinë Juglindore, por edhe në Afganistan dhe Meksikë.

UNODC vlerëson numrin e të rinjve dhe të rriturve që përdorin droga të paligjshme në 284 milionë, bazuar në të dhënat më të fundit të disponueshme nga viti 2020./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like