FOKUS – OKB: Bjellorusia do të lejojë Ukrainën të eksportojë grurë në të gjithë territorin e saj

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

NJU JORK, 9 dhjetor /ATSH – DPA / – Bjellorusia është e gatshme të lejojë dërgimin e grurit ukrainas përmes territorit të saj, në mënyrë që produktet të mund të eksportohen më tej nga portet lituaneze, sipas një deklarate të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres.

Guterres e bëri deklaratën pas një takimi me zëvendësministrin e Jashtëm bjellorus, Yury Ambrazevich.

Me shpalljen e marrëveshjes, Ambrazevich përsëriti kërkesën e tij që vendi i tij të lejohet të eksportojë plehra, të cilat aktualisht janë subjekt i sanksioneve. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama folës kryesor në TRT World Forum, së bashku me Erdogan dhe Zelensky
Artikulli tjetërDhjetori i festave në Durrës

You may also like