FOKUS – OKB-BE: Të gjendet një zgjidhje urgjente’ për anijet e shpëtimit në brigjet italiane

by admin
Spread the love

KATANIA, 7 nëntor /ATSH-DPA/ – Kombet e Bashkuara dhe Komisioni Evropian kanë kërkuar ndihmë të menjëhershme për katër anijet e shpëtimit që presin të lihen në breg në brigjet italiane.

“Një zgjidhje nevojitet urgjentisht për të gjithë të mbijetuarit e mbetur në të katër anijet në det,” thanë të hënën Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) dhe agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët UNHCR.

Sipas shifrave të OKB-së, rreth 600 refugjatë presin të pranohen në breg.

“Në përputhje me standardet ndërkombëtare, duhet bërë çdo përpjekje për të siguruar që koha për ata që mbeten në bordin e këtyre anijeve të jetë sa më e shkurtër që të jetë e mundur”, tha një zëdhënëse e Komisionit Evropian në Bruksel.

”Të gjitha autoritetet kompetente duhet të bashkëpunojnë për të siguruar një vend të përshtatshëm të sigurt”, shtoi ai.

Tre persona u hodhën nga Geo Barents, që ndodhet në portin e Katanias, në përpjekje për të arritur në kontinent. Sipas raportimeve të mediave, ata u kapën të padëmtuar nga roja bregdetare. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like