FOKUS – OKB: 339 milionë persona kanё nevojё pёr ndihmё vitin e ardhshёm

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

GJENEVЁ, 1 dhjetor /ATSH-DPA/ – Sipas njё parashikimi tё bёrё nga OKB−ja, rreth 339 milion persona priten tё kenё nevojё pёr ndihmё humanitare vitin e ardhshёm.

Zyra e ndihmёs emergjente, OCHA, po u kёrkon shteteve donatore rreth 51,5 miliardë  dollar.

Kjo ёshtё njё rritje me 25% krahasuar me fillimin e vitit.

Kordinatori pёr Lehtёsimin e Emergjencave, Martin Griffiths  deklaroi  se ”nevojat e njerёzve pёr ndihmё humanitare janё ekstremisht tё larta duke qenё se edhe ngjarjet ekstreme tё kёtij viti po hyjnё gjithashtu nё vitin 2023”.

”Lufta nё Ukrainё e ka kthyer njё pjesё tё Evropёs nё fushё beteje. Mё shumё se 100 milion persona janё zhvendosur nёpёr botё. Dhe e gjitha kjo e ndodhur pas rrёnimit qё shkaktoi pandemia sё bashku me varfёrinё nё botё”, shtoi Griffiths.

OCCA deklaroi se tё paktёn 222 milion banorë nё 53 shtete pёrballen me pasiguri akute ushqimore, ndёrkohё 45 milionë tё tjerё nё 37 shtete pёrballen me rrezikun e urisё.

Zyra e ndihmёs emergjente, gjithashtu shtoi se ”ndryshimi i klimёs, nevojat pёr shёndetёsi publike dhe pabarazia gjinore ndikuan nё shtimin e problemeve”./ /as/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like