FOKUS – OJQ: Rusia po rekruton të burgosur për të luftuar në Ukrainë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MOSKË, 18 gusht /ATSH-DPA/ – Të burgosur rusë po kërkojnë në mënyrë aktive vullnetarë për të luftuar në luftën e Moskës kundër Ukrainës fqinje, sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut.

”Të dyshuarit dhe të pandehurit po rekrutohen me premtimin se në këmbim, autoritetet do t’u heqin akuzat penale”, tha Olga Romanova, një aktiviste ruse për të drejtat civile, me qendër në Berlin, në një postim në Facebook, duke përmendur shembuj nga qendrat e paraburgimit në zonën e Moskës.

“Por, unë mendoj se kjo ka filluar kudo”, tha Romanova, një specialiste për të drejtat e të burgosurve në Rusi.

Moska varet nga vullnetarët pasi rekrutimi i përgjithshëm nuk është futur për të plotësuar radhët e forcave të saj të armatosura që luftojnë në Ukrainë, në pushtimin që filloi në shkurt.

Fakti që në shumë zona, zyrtarët po postojnë reklama në rrugë për njerëzit që të luftojnë në Ukrainë, mund të tregojë mungesë të personelit në front.

Qytetet dhe rajonet aktualisht po formojnë batalionet e tyre.

Në sistemin gjyqësor rus, pothuajse të gjitha aktakuzat përfundojnë me një vendim fajësie, që do të thotë se të dyshuarve dhe të pandehurve duket se u jepet zgjedhja midis shkuarjes në luftë ose burgosjes.

Themeluesi i Gulaga.net, një projekt i krijuar për të luftuar dhunën në burgjet ruse, Vladimir Ossetschkin, konfirmoi praktikat e rekrutimit në burgjet nga Franca, ku ai jeton në mërgim.

Ai tha se kishte indikacione të praktikës nga Shën Petërburgu, Riazani, Tveri dhe Briansku.

Media ruse ka raportuar për kërkimin e vullnetarëve në shumë kampe të vendit që nga korriku, sipas faqes së internetit Meduza, që tha se grupi mercenar ”Wagner” po rekrutonte të dënuar.

”Jevgeni Prigozhin, një biznesmen i kërkuar i Kremlinit dhe mbështetës i ‘Wagner’-it, rekrutoi personalisht vullnetarë në kampet e burgut”, raportoi uebfaqja ”Mediazona”.

Të burgosurve u ishte premtuar pagesa mujore prej 100 000 rublash (1 625 dollarë) së bashku me shpërblimet, pagesat për familjet e tyre në rast vdekjeje si edhe një amnisti./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like