FOKUS – OECD: Regjistruam shkallën më të lartë të inflacionit që nga dhjetori i vitit 1990

by admin
Spread the love

PARIS, 6 prill /ATSH-AA/ – Inflacioni vjetor në zonën e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) arriti në 7,7 për qind në muajin shkurt, që është shkalla më e lartë që nga dhjetori i vitit 1990.

Sipas deklaratës së OECD-së, shkalla e inflacionit u rrit nga 7,2 për qind në janar, respektivisht 1,7 për qind sa ishte në shkurt 2021.

Çmimet e energjisë vazhduan të rrisin inflacionin në shumicën e vendeve të OECD-së dhe inflacioni i çmimeve të ushqimeve gjithashtu tregoi një rritje të dukshme.

Me përjashtim të energjisë, shkalla vjetore e inflacionit ishte 5,5 për qind në mars.

Inflacioni vjetor në zonën e G20 shënoi gjithashtu një rritje prej 6,8 për qind në shkurt 2022, kundrejt 6,5 për qind në janar 2022.

“Jashtë zonës së OECD-së, inflacioni nga viti në vit u rrit ndjeshëm në Argjentinë. Ai ishte i qëndrueshëm në Kinë dhe Afrikën e Jugut ndërsa u ul në Indi”, thuhet në deklaratë.

Të gjitha ekonomitë e G7 panë rritje vjetore ndërsa shkalla më e madhe e inflacionit u regjistrua nga SHBA (7,9 për qind), shkalla më e lartë që nga janari i vitit 1982.

Në euro-zonë, shkalla e inflacionit ishte 5,9 për qind në muaj, kundrejt 5,1 për qind në janar 2022 dhe 0,9 për qind në shkurt 2021. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like