FOKUS – Një ”atmosferë trazirash’’ ka përfshirë Likud-in e Benyamin Netanyahut, rritet Gantz

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 19 janar /ATSH-ANSA/ – Një atmosferë ‘’trazirash’’ ka përfshirë partinë Likud të Benyamin Netanyahut, epoka e të cilit konsiderohet e mbaruar, dhe ditët e tij në pushtet janë të numëruara.

Sipas gazetës ‘’Jerusalem Post’’ përveç efekteve të ngjarjeve tronditëse të 7 tetorit, në bazën e Likud-it po rritet vetëdija se ‘’Netanyahu nuk do ta mbajë premtimin e tij për të shkatërruar Hamasin dhe se do arrijë të kthejë të gjitha pengjet’’.

Sipas burimeve të gazetës, rezultatet e të gjitha sondazheve politike që tregojnë se Likud bie nga 32 mandate aktuale në një shifër mes 16 dhe 18, larg primatit absolut të përfaqësimit elektoral që i shkon rivalit centrist Benny Gantz.

Një shifër e cila, nëse konfirmohet, nuk do të lejonte as rizgjedhjen e të gjithë deputetëve të rëndësishëm të Likud-it.

Për këtë arsye, në prapaskenë kanë nisur manovrat për pasardhësin e mundshëm të Netanyahut.

Në ‘’pole position’’ bëhet fjalë për ministrin aktual të mbrojtjes Yoav Gallant, ministrin e Jashtëm Israel Katz, Nir Barkat në krye të ministrisë së Ekonomisë dhe presidenten aktuale të Komisionit të Çështjeve Kushtetuese Yuli Edelstein.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like