FOKUS – Muzika fillon vetëm atëherë kur Messi merr topin!

by admin
Spread the love

PARIS, 18 dhjetor /ATSH-AFP/ – Lionel Messi është dirigjenti i orkestrës argjentinase, ku të tjerët janë gati të punojnë shumë për të dhe kur muzika fillon kur ai merr topin, deklaroi Arsene Wenger, ish-trajner dhe sot drejtor i zhvillimit te FIFA, në një intervistë në prag të finales së Kupës së Botës.

“Ajo që më befason në këtë turne është se ai përsëri ka aftësinë fizike për të mbërritur në kohën e duhur. Vitin e kaluar me ‘Paris Saint-Germain’, ai luajti me më pak shpejtësi, ndërsa atje ai zotëron përsëri alternimin e ngadalësisë dhe shpejtësisë”, shprehet ish-shefi i ”Arsenalit”.

“Ai nuk ka qenë kurrë shumë i shpejtë, por ka qenë mjeshtër i ndryshimit të drejtimit dhe ritmit. Këtë e ka gjetur gjatë këtij turneu. Tërheq kundërshtarin dhe befas vendos atë pak përshpejtim që bën diferencën”, vijon tekniku francez.

Wenger, 73 vjeç, gjithashtu e krahason Messin me një zbutës luanësh.

“E pashë me tre lojtarë rreth tij. I pëlqen zbutësi i cirkut me luanin. I thotë topit ‘dëgjo me kujdes miku im, unë jam shefi këtu!”, thekson Venger.

”Ai e ka pasur gjithmonë këtë cilësi, të pabesueshme për një mjeshtër të tillë të driblimit, të dijë gjithmonë kur duhet të kalojë, ndërsa zakonisht dribluesit e fortë priren të ekzagjerojnë”, vijon ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Lexo lajme interesante

You may also like