FOKUS – Moska njofton një reduktim të ndjeshëm të aktiviteteve ushtarake në Ukrainë

by admin
Spread the love

STAMBOLL, 29 mars/ATSH-DPA/- Delegacionet ruse dhe ukrainase u takuan sot në qytetin turk për të zhvilluar negociata ballë për ballë, më shumë se një muaj pasi Rusia nisi një pushtim ajror dhe tokësor ne Ukrainë duke shkatërruar qytete dhe fshatra në të gjithë vendin dhe duke shkaktuar largimin e afro 4 milionë banorëve.

Përfaqësuesit u takuan në zyrën presidenciale “Dolmabahçe” për bisedimet e tyre të para ballë për ballë në më shumë se dy javë.

Pritshmëritë nga të dyja palët ishin të ulëta. Por pas më shumë se katër orësh kreu i delegacionit rus, Vladimir Medinsky u tha gazetarëve se diskutimet kishin qenë “konstruktive”.

I dërguari i posaçëm i presidentit rus Vladimir Putin tha gjithashtu se Rusia ishte e gatshme të ndërmerrte “hapa ushtarakë dhe politikë për të ulur tensionet e konfliktit”.

“Propozimet e Ukrainës do të shqyrtohen në një të ardhme të afërt, do t’i dorëzohen presidentit dhe ne do të përgjigjemi në përputhje me rrethanat”, tha Medinsky.

Më herët, zëvendësministri rus i Mbrojtjes Alexander Fomin njoftoi një reduktim të ndjeshëm të aktiviteteve ushtarake pranë Kievit dhe Chernihiv.

Trupat ruse kanë intensifikuar luftimet për të avancuar në qendër të dy qyteteve veriore për shkak të rezistencës së ashpër të Ukrainës.

Nëse Rusia i përmbahet propozimeve dhe sulmet reduktohen, kjo do të shënonte një hap të rëndësishëm në rrugën drejt përfundimit të luftës, që Rusia e nisi më 24 shkurt.

“Një ndërprerje më e gjerë e armiqësive ka mbetur ende e paarritshme”, tha Ukraina. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like