FOKUS – Ministri gjerman i Ekonomisë: Do të jemi më të varfër për shkak të luftës së Rusisë, por është një çmim për t’u paguar

by admin
Spread the love

TIRANË, 31 mars /ATSH/ – Do të jemi më të varfër për shkak të luftës së Rusisë, por është një çmim për t’u paguar, deklaroi ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck për  transmetuesit ZDF.

”Çmimet do të kenë kosto për shoqërinë gjermane, por ato janë të pakrahasueshme me vuajtjet në Ukrainë”, deklaroi Habeck.

”Gazi ende po rrjedh, por qeveria federale po përgatitet për faktin se kjo mund të ndryshojë për shkak të luftës në Ukrainë… dhe ne duhet të jemi të përgatitur për të gjitha rastet”, theksoi ai.

”Ne jemi shumë vigjilentë dhe po monitorojmë situatën nga afër dhe po punojmë fort për t’u siguruar që mund t’i mbijetojmë një situate të vështirë”, shtoi ai.

“Ne jemi pak a shumë një palë në këtë luftë ekonomike. Dhe ne gjithashtu paguajmë një çmim. Sigurisht që nuk është asgjë në krahasim me çmimin që paguajnë ukrainasit. Ata po vdesin, ata po dëbohen, ata po bombardohen, pra ka një çmim, kështu që, natyrisht, një goditje nga jashtë po vjen në vend”, tha Habeck.

”Ne duhet ta shpërndajmë borxhin në mënyrë të drejtë… Unë mendoj dhe jam, në fakt, i sigurt se ne jemi të gatshëm ta paguajmë atë çmim. Është mjaft i vogël në krahasim me vuajtjet në Ukrainë”, shton ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like