FOKUS – Ministrat e Jashtëm arabë thirrje për armëpushim pa kushte në Gaza

by admin
Spread the love

BEJRUT, 5 nëntor /ATSH-DPA/ – Ministrat e Jashtëm arabë që u takuan dje në Jordani bënë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm të pakushtëzuar në Rripin e Gazës.

“Ne theksojmë nevojën për të rënë dakord për një armëpushim të menjëhershëm dhe gjithëpërfshirës në Gaza pa kushte”, tha ministri i Jashtëm egjiptian Sameh Shoukry gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij jordanez Ayman al-Safadi dhe sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken në kryeqytetin jordanez.

Shoukry tha se ajo që po ndodh në Gaza nuk mund të justifikohet.
Al-Safadi bëri thirrje për nevojën e dërgimit të menjëhershëm të ndihmës adekuate në Rripin e Gazës dhe ndalimin e zhvendosjes së palestinezëve.

“Vrasjet dhe krimet e luftës duhet të ndalen dhe imuniteti i Izraelit ndaj ligjit ndërkombëtar duhet të përfundojë”, tha ai.

Të premten, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i tha Blinken se Izraeli nuk do të binte dakord për një armëpushim në Gaza nëse pengjet e mbajtura nga Hamasi nuk lirohen, pasi Uashingtoni përsëriti thirrjen e tij për pauza humanitare në luftë.

Izraeli deklaroi planet e tij për të zhdukur Hamasin pasi militantët e tij kryen sulme brutale në qytetet izraelite në kufi me Gazën, duke vrarë 1 400 persona dhe duke marrë peng 249 të tjerë më 7 tetor.

Izraeli, më pas nisi bombardimet ajrorore të brezit bregdetar, i cili sundohet nga Hamasi, dhe e rriti fushatën e tij tokësore.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like