FOKUS – Macron premton kontakte të shpejta me Putinin

by admin
Spread the love

PARIS, 24 nëntor /ATSH-ANSA/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se do të ketë “kontakt të drejtpërdrejtë” me presidentin rus, Vladimir Putin “në ditët në vijim”.

Megjithatë, pala ruse nuk e ka konfirmuar ende këtë takim.

”Nuk ka ende plane të dakorduara për një telefonatë mes presidentit rus, Vladimir Putin me presidentin francez, Emmanuel Macron”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

”Nuk ka as ndonjë propozim specifik në këtë drejtim”, shtoi ai.

”Nuk ka deri më tani një koordinim për një bisedë telefonike me presidentin francez, ndërkohë që edhe në realitet nuk ka pasur propozime specifike”, shtoi ai përpara gazetarëve në Jerevan./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like