FOKUS – Kovaçevski: Vonesat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe MV goditje e besimit ndaj BE

by admin
Spread the love

SHKUP, 21 shkurt /ATSH-MIA/ – Edhe pse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po humbin kohë të çmueshme, bllokada e BE ndaj dy vendeve është një goditje serioze e besimit ndaj unionit, deklaroi  kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski shtoi se ”pyetja më e rëndësishme është se çfarë po humb BE nga kjo vonesë, duke nënkuptuar se është një humbje reciproke”.

Kovaçevski ka theksuar se ”kjo situatë nxit dhe përforcon interesin e palëve të treta në rajon”.

”Nëse BE tregon mungesë apo dobësi në Ballkanin Perëndimor, atëherë palët e treta do të kenë më shumë mundësi të përmbushin atë zbrazëti e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme në planin gjeostrategjik. BE duhet të gjejë formulë se si të mbajë fjalën dhe të vazhdojë me zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, të shtojë optimizëm se vlerat evropiane dhe parimet janë ende realitet”, theksoi ai.

”Maqeonia e Veriut mbetet e përkushtuar në Procesin e Berlinit dhe në perspektivën evropiane”, theksoi Kovaçevski.

Kovaçevski ka folur edhe për iniciativën Ballkani i Hapur duke theksuar se Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia nuk qëndrojnë në vend kur është në pyetje evropianizimi i dy shteteve dhe shoqërive.

Sipas tij, Ballkani i Hapur është iniciativë e shkëlqyer, por nuk mund të jetë alternativë për BE-në./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like