FOKUS – Koreja e Veriut lëshon sërish raketa balistike të paspecifikuara

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

SEUL, 18 dhjetor /ATSH-DPA/ – Pheniani lëshoi një palë raketa balistike të paspecifikuara drejt Detit të Japonisë, i njohur gjithashtu si Deti Lindor, tha sot ushtria e Koresë së Jugut.

Agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap citoi Shefat e Përbashkët të Shtabit (JCS) të njoftonin testet, të mbajtura rreth 50 minuta larg, por nuk u publikuan detaje të mëtejshme.

”Ushtria e Koresë së Jugut ka forcuar aktivitetet e monitorimit dhe mbikëqyrjes dhe është në gatishmëri, në bashkëpunim të ngushtë me SHBA”, tha JCS për Yonhap.

Rezolutat e OKB-së e ndalojnë Korenë e Veriut të testojë raketa balistike të çdo lloj rrezeje.

Koreja e Veriut ka kryer një sërë testesh raketore kohët e fundit.

Vëzhguesit kanë frikë se testi i parë bërthamor i Phenianit është i afërt./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama: Në fund të janarit, 10 godina gati për banorë e prekur nga tërmeti në Lagjen 5 Maji

You may also like