FOKUS – Kishida & Sunak: Vazhdojmë mbështetjen për Ukrainën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

ROMË, 6 nëntor /ATSH-ANSA/ – Kryeministri japonez, Fumio Kishida dhe kryeministri i ri britanik, Rishi Sunak kanë rënë dakord, në një bisedë telefonike për të vazhduar mbështetjen për Ukrainën dhe për të ruajtur sanksionet kundër Rusisë, njoftoi sot Ministria e Jashtme japoneze.

”Të dy udhëheqësit ranë dakord gjithashtu të thellohen në këtë bashkëpunim dypalësh dhe kanë konfirmuar se të dy vendet do të përshpejtojnë bisedimet për përfundimin e shpejtë të një marrëveshjeje që do të forcojë ndërveprimin dhe bashkëpunimin mes forcave të tyre të armatosura si dhe një marrëveshje për zhvillimin e përbashkët të një avioni luftarak”, shtoi ajo.

Duke theksuar se siguria e Evropës dhe e rajonit indo-paqësor janë të pandashme, Kishida i tha Sunakut se ”Tokio mirëpret angazhimin britanik për forcimin e pranisë së saj në rajon”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakFotoalbumi i takimeve në Lushnjë, Roskovec dhe Mallakastër

You may also like