FOKUS – Kina: NATO të angazhohet në vetëreflektim

by admin
Spread the love

PEKIN, 18 qershor /ATSH-DPA/- Ministria e Jashtme kineze shprehu sot kritika të ashpra ndaj deklaratës së sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se aleatët në aleancë duhet t’i imponojnë një kosto Kinës për mbështetjen e saj ndaj Rusisë në luftën në Ukrainë.

“NATO duhet të angazhohet në vetëreflektim, në vend që të njollosë Kinën”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lin Jian, në Pekin.

Gjatë një vizite në SHBA, Stoltenberg tha se Kina në dukje po qëndronte jashtë konfliktit, ndërsa në realitet po nxiste konfliktin më të madh të armatosur në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Dhe në të njëjtën kohë, ajo dëshiron të mbajë marrëdhënie të mira me Perëndimin. Pekini nuk mund t’i ketë të dyja këto. Në një moment – dhe nëse Kina nuk ndryshon kursin – aleatët duhet të vendosin një kosto”, tha Stoltenberg.

Lin u përgjigj se Kina nuk ishte palë në krizën e Ukrainës dhe ishte e angazhuar për të promovuar bisedimet e paqes.

Pekini shihet në Perëndim si aleati më i vendosur i Rusisë, duke ofruar mbështetje në skenën ndërkombëtare dhe në dukje neutrale.

SHBA-ja ka vendosur sanksione ndaj një numri kompanish kineze për furnizimin e Rusisë me teknologji për prodhimin e armëve. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like