FOKUS – Këshilli i Transportit i BE-së përfshin rrugën Sofje-Shkup-Durrës-Bari në korridorin e ri evropian

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BRUKSEL, 6 dhjetor /ATSH-BTA/ – Këshilli i Transportit i BE-së përfshiu dje edhe rrugën Sofje-Shkup-Durrës-Bari në Korridorin e ri Evropian të Transportit “Ballkani Perëndimor – Mesdheu Lindor” dhe vendimi lehtëson financimin për këtë iniciativë.

“Ky është një sukses i madh për Bullgarinë”, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Hristo Aleksiev në Bruksel, pas takimit në Këshillin e Transportit të BE.

“Bullgaria ishte shumë aktive gjatë katër muajve të fundit në fushatën për një rifillim të projektit. Ne bëmë lobim të fortë”, theksoi Aleksiev.

Ai falënderoi presidencën çeke të Këshillit të BE-së për atë që bëri për të siguruar që kërkesa e Bullgarisë të plotësohej.

Duke vënë në dukje se lidhja e transportit është një nga elementët më të rëndësishëm të integrimit, ai tha se “kam marrë shumë falënderime nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria për betejën që Bullgaria luftoi për të mirën e përbashkët”.

Sipas ministrit, vendimi i së hënës e bën të plotë Korridorin Evropian të Transportit ”Ballkani Perëndimor – Mesdheu Lindor”.

”Ai do të sigurojë vlerë të konsiderueshme të shtuar për BE-në në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në situatën aktuale të komplikuar gjeopolitike”, tha ai.

Aleksiev kujtoi se Bullgaria dhe Italia, si vende anëtare të BE-së, dhe partnerët e tyre në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut miratuan një deklaratë të përbashkët më 25 nëntor, duke konfirmuar angazhimin e tyre të përbashkët për të ndërtuar infrastrukturën përgjatë rrugës Sofje-Shkup-Durrës-Bari si pjesë e Korridorit VIII./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like