FOKUS – Këshilli i Sigurimit të OKB-së viziton pikën e kalimit në Rripin e Gazës

by admin
Spread the love

KAJRO, 11 dhjetor /ATSH-DPA/ – Një delegacion që përfaqëson shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka mbërritur në qytetin egjiptian Al-Arish dhe do të shkojë në vendkalimin e Rafahut në Rripin e Gazës, tha sot Ministria e Jashtme e Egjiptit.

“Delegacioni do të informohet për operacionet e dhënies së ndihmës dhe pengesat e vendosura nga Izraeli në hyrjen e kamionëve me ndihma dhe evakuimin e palestinezëve të plagosur përmes pikës së kalimit të Rafahut”, tha ministria në një deklaratë.

Vizita vjen në një kohë kur Këshilli i Sigurimit nuk është në gjendje, për fat të keq, të marrë një vendim për të ndalur luftimet në Rripin e Gazës dhe për t’i dhënë fund shënjestrimeve të vazhdueshme të civilëve, për t’u siguruar atyre mbrojtje dhe për të siguruar nevojat e tyre themelore”, sipas deklaratës.

Një zyrtar i Gjysmëhënës së Kuqe egjiptiane (ERC) tha se delegacioni vizitoi depon e ERC-së në Sinain e Veriut, e cila përmban ndihma humanitare dhe mjekësore që do të dërgohen në Gaza.

Ata kanë vizituar edhe spitalin Al-Arish ku po trajtohen disa palestinezë të plagosur.

Delegacioni përbëhet nga përfaqësues të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, duke përfshirë Rusinë, Kinën, Brazilin, Korenë, Gana, Japoninë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like