FOKUS- Këshilli i Evropës përjashton Rusinë

by admin
Spread the love



ROMË, 25 shkurt /ATSH-ANSA/- Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, presidencën e të cilit e mban Italia, ka marrë vendimin për përjashtimin e Federatës Ruse nga anëtarësimi i saj, në zbatim të nenit 8 të Statutit të Këshillit të Evropës.

‘’Italia beson se kjo është një masë e nevojshme në dritën e agresionit të papranueshëm ushtarak rus kundër Ukrainës, i cili përbën një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar’’, deklaroi ministri i Jashtëm Luigi Di Maio, presidenti në detyrë i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Këshilli i Evropës përbëhet prej 47 vendesh.      /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakCOVID-19, MSHMS: 173 të infektuar dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit


You may also like