FOKUS – Italia akordon miliarda euro për të zbutur çmimet në rritje të energjisë

by admin
Spread the love

ROME, 5 nëntor /ATSH-DPA/ – Qeveria e re e ekstremit të djathtë të Italisë do të shpenzojë 30 miliardë euro të tjera (29.9 miliardë dollarë) për të mbështetur familjet dhe bizneset në dritën e rritjes së kostove të energjisë, deklaroi kryeministrja Giorgia Meloni, ndërsa ministria e Energjisë ka njoftuar planet për të nxjerrë më shumë gaz natyror.

”Gjithsej 9.5 miliardë euro do të ndahen këtë vit për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe gazit, theksoi liderja e ekstremit të djathtë , ndërsa 21 miliardë euro do të ishin pjesë e buxhetit të 2023.

”Për të financuar masat, qeveria Meloni pret të marrë më shumë hua në vitin 2023 dhe për këtë arsye pret një deficit prej 4.5% të PBB-së në vend të 3.4% për vitin e ardhshëm”, sipas ministrit të Financave Giancarlo Giorgetti.

Kriza energjetike që po ndodh në Evropë dhe mënyrat për të zbutur efektet e saj, dominoi fushatën elektorale të koalicionit të ri italian të ekstremit të djathtë në funksion të zgjedhjeve parlamentare në shtator. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama: Ura e përfunduar e Hoxharës, lidh Fierin me bregdetin e Semanit e Darëzezës

You may also like