FOKUS – Inflacioni i eurozonës në nivel rekord prej 10,6%

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 17 nëntor /ATSH-DPA/ – Inflacioni i eurozonës arriti në 10,6% në tetor, më i larti që nga krijimi i zonës së monedhës 19-anëtareshe në vitin 1999, raportoi Eurostat, agjencia e statistikave të BE-së.

Në Bashkimin Evropian në tërësi, inflacioni u rrit me 11,5% në tetor, 0,6 pikë përqindje më shumë nga 10,9% e regjistruar në shtator.

Një vit më parë, norma ishte 4,4%.

Rritja në Eurozonë është 0,7 pikë përqindje krahasuar me shtatorin, kur inflacioni ishte 9,9%.

Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, norma e inflacionit në eurozonë ishte 4,1%.

Një vlerësim i mëparshëm i Eurostat për muajin tetor kishte vendosur parashikimin e inflacionit për zonën e euros në 10,7%.

”Rritja e kostove të energjisë në lidhje me luftën e Ukrainës ka përkeqësuar përsëri inflacionin në zonën e euros”, tha Eurostat./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like