FOKUS – IEA: Lufta në Ukrainë pikë kthese për burimet e rinovueshme

by admin
Spread the love

PARIS, 6 dhjetor /ATSH-DPA/ – Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) thotë se kriza globale e çmimeve të energjisë e shkaktuar nga lufta në Ukrainë po çon në një përshpejtim drastik në zhvillimin e energjisë së rinovueshme.

Sipas një studimi të ri të IEA, kapaciteti total i burimeve të rinovueshme pothuajse do të dyfishohet në mbarë botën në pesë vitet e ardhshme duke zëvendësuar qymyrin si burimin më të madh të prodhimit të energjisë elektrike.

”Kjo do të thotë se qëllimi për të kufizuar ngrohjen globale në 1,5 gradë Celcius mbetet i arritshëm”, tha sot agjencia.

Rritja e pritshme e energjive të rinovueshme është 30% më e lartë se parashikimi i një viti më parë.

Shqetësimet për sigurinë energjetike të shkaktuara nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia kanë nxitur vendet që t’i drejtohen më shumë energjive të rinovueshme si energjia diellore dhe e erës, me synimin për të reduktuar varësinë nga karburantet fosile të importuara.

Ndërkohë, çmimet e karburanteve fosile janë rritur në qiell, duke ofruar një nxitje të mëtejshme ekonomike për të kaluar.

”Invazioni rus i Ukrainës është një pikë kthese për burimet e rinovueshme në Evropë”, thuhet në raport.

”Së bashku, era dhe dielli do të përbëjnë më shumë se 90% të kapacitetit të energjisë së rinovueshme të shtuar gjatë pesë viteve të ardhshme”, tha IEA./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like