FOKUS – IAEA: Të gatshëm për inspektime në centralet bërthamore ukrainase

by admin
Spread the love

VJENË, 25 nëntor /ATSH-DPA/ – Termocentralet bërthamore të Ukrainës janë të gjitha për t’u inspektuar nga vëzhguesit ndërkombëtarë, thotë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), ndërsa shqetësimet rriten për aksidentet mes sulmeve të përsëritura ajrore ruse që synojnë infrastrukturën energjetike të vendit.

Drejtori i IAEA-së, Rafael Grossi tha se stafi i agjencisë së tij do të vizitojë objektet ukrainase në Khmelnytskyi dhe Rivne, si dhe në objektin e braktisur të Çernobilit.

”Po bëhen përgatitjet dhe së shpejti do të shkojnë inspektorët”, tha ai.

Frika për sigurinë bërthamore ka qenë në rritje pasi sulmet e fundit ruse shënjestruan linjat e energjisë dhe gjeneratorët.

Inspektorët ka të ngjarë të fokusohen në sistemet teknike dhe planet e emergjencës në objekte.

Inspektorët janë tashmë në Zaporizhia, e cila është në një zonë nën kontrollin rus./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakKomisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për gjyqtarin Pëllumb Zaimi

You may also like