FOKUS – IAEA: Centrali bërthamor i Zaporizhias i paprekur

by admin
Spread the love

VJENË, 22 nëntor /ATSH-DPA/ – Termocentrali bërthamor i Zaporizhias mbetet i paprekur, pavarësisht nga granatimet e rënda prej muajsh, sipas një vlerësimi nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).

“Pavarësisht ashpërsisë së bombardimeve, pajisjet kryesore mbeten të paprekura dhe nuk ka shqetësime të menjëhershme për sigurinë bërthamore”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, agjencia tha se situata mbetet serioze, veçanërisht për shkak të shkatërrimeve  në të gjithë vendin.

“Ky është një shkak i madh shqetësimi pasi tregon qartë intensitetin e sulmit ndaj një prej termocentraleve më të mëdha bërthamore në botë”, thuhet në një deklaratë nga drejtori i përgjithshëm i IAEA, Rafael Grossi./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama: Kush hyn në këto kanale kujton se informohet, po veç helmohet me gënjeshtra

You may also like