FOKUS – Harry: Të gjithë e dinë ku ishin dhe çfarë po bënin natën që vdiq nëna ime

by admin
Spread the love

LONDËR, 8 janar /ATSH-DPA/ – Të gjithë e dinë se ku ishin dhe çfarë po bënin natën që vdiq nëna ime, kujton princi Harry i Britanisë së Madhe duke shtuar se kishte qarë vetëm një herë pas vdekjes së nënës së tij, në një nga seritë e intervistave përpara publikimit të kujtimeve të tij.

Në një klip nga “Harry: The Interview”, i cili do të transmetohet sonte në ITV, Harry flet për pamundësinë për të treguar ndonjë emocion kur takohej me të gjithë ata që kishin shkuar për ngushëllime, pas vdekjes së nënës së tij, Dianës, princeshës së Uellsit, në vitin 1997.

Ai gjithashtu pranon se ndjeu “njëfarë faji” kur ecte mes turmave të mbledhura jashtë  Kensington Palace duke thënë se e vetmja herë që ai qau ishte në varrimin e nënës së tij.

”Të gjithë e dinë se ku ishin dhe çfarë po bënin natën që vdiq nëna ime”, thekson ai.

”Kam qarë një herë, në varrimin e nënës sime”, shton Harry.

”Ishin 50 000 buqeta me lule për nënën tonë dhe aty ne po shtrëngonim duart e njerëzve duke buzëqeshur”, shton ai.

”Dy njerëzit më të afërt të saj, dy njerëzit më të dashur prej saj, nuk ishin në gjendje të tregonin asnjë emocion në atë moment”, vijon princi.

Intervista është e para nga katër paraqitjet në transmetim gjatë ditëve në vijim, me Harryn gjithashtu duke folur me Anderson Cooper për “60 Minutes” në CBS News të dielën,  Michael Strahan nga “Good Morning America” të hënën dhe Stephen Colbert në “Late Show” në CBS të martën.

Një varg zbulimesh tashmë kanë dalë nga libri me kujtime, “Spare”, i cili do të publikohet të martën.

Harry thotë në libër se mendon se nuk është në gjendje të qajë në publik për shkak të preferencës së familjes së tij për të mos shfaqur emocione.

”The Telegraph” gjithashtu raporton detaje sidomos pretendimet e debateve të ashpra prapa ngjrjes midis vëllait të Dianës, Charles Spencer, dhe familjes mbretërore rreth asaj nëse 12-vjeçari Harry dhe 15-vjeçari William duhet të ecnin pas arkivolit të nënës së tyre.

“Ju nuk mund t’i detyroni këta fëmijë të ecin pas arkivolit të nënës së tyre. Është një barbari!”, shkruan Harry duke cituar fjalët e dajës së tij./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like