FOKUS – Gjermania shpall Moldavinë dhe Gjeorgjinë vende të sigurta të origjinës

by admin
Spread the love

BERLIN, 15 dhjetor /ATSH-DPA/ Gjermania në të ardhmen do të kategorizojë Moldavinë dhe Gjeorgjinë si vende të sigurta të origjinës, pasi Dhoma e Lartë gjermane, Bundesrat, miratoi sot një projektligj që synon pjesërisht kufizimin e një numri në rritje të azilkërkuesve.

Shkalla e aplikantëve për azil nga dy ish-republikat sovjetike që u njohën zyrtarisht si refugjatë është tashmë e ulët.

Klasifikimi i ri nënkupton se migrantët e prekur mund të ndërmarrin veprime ligjore në gjykatë nëse refuzohen nga Zyra për Migracionin dhe Refugjatët, por duhet të presin rezultatin e procedurave jashtë vendit.

Deri më tani, kjo vlen për të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, si dhe Gana, Senegali, Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi.

“Aktualisht, më shumë se 15% e kërkesave të refuzuara për azil në Gjermani janë nga Gjeorgjia dhe Moldavia”, tha përfaqësuesi special për Marrëveshjet e Migracionit, Joachim Stamp.

“Vendimi i Bundesrat përbën bazën për të rritur bashkëpunimin e mirë me të dy vendet në një nivel të ri me marrëveshjet e migracionit dhe për të reduktuar ndjeshëm migracionin e parregullt”, tha ai.

Në të njëjtën kohë, ka plane për të përmirësuar rregullat ekzistuese të punëtorëve sezonalë me këto vende dhe për të promovuar të ashtuquajturën partneritet arsimor.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like