FOKUS – Gjermania sheh aktivitet në rritje të shërbimeve sekrete ruse

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BERLIN, 1 janar /ATSH-DPA/ – Interesi i shërbimeve sekrete ruse në Gjermani vazhdon të rritet sa më shumë të zgjasë lufta në Ukrainë, sipas shërbimit të brendshëm të shërbimit sekret gjerman.

Kreu i Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës, Thomas Haldenwang, gjithashtu numëron Kinën dhe Iranin ndër shtetet, shërbimet e inteligjencës së të cilëve janë aktive në Gjermani.

“Interesi i shërbimit sekret rus këtu në Gjermani jo vetëm që është i pandërprerë, por gjithashtu po rritet ndërsa efektet e luftës vazhdojnë”, tha Haldenwang në një intervistë për dpa.

“Rasti aktual tregon gjithashtu se sa real është rreziku i spiunazhit rus”, tha Haldenwang, duke iu referuar një agjenti të dyshuar të dyfishtë në agjencinë e huaj BND, i cili u arrestua pak para Krishtlindjeve.

I arrestuari dyshohet se i ka dhënë informacion sekret një shërbimi rus.

Haldenwang tha se ai pret që Moska të përpiqet të kompensojë dëbimin e 40 zyrtarëve rusë të konsideruar si ”persona non grata” nga Gjermania.

Në përgjigje të fillimit të luftës ruse kundër Ukrainës më 24 shkurt, shumë shtete evropiane dëbuan agjentët rusë, me Gjermaninë që dëboi 40 anëtarë të ambasadës ruse në Berlin.

“Ne po bëjmë përpjekje të mëdha për të parandaluar që persona të tjerë që mund të jenë të lidhur me shërbimet ruse të vijnë këtu në Gjermani”, tha Haldenwang për dpa.

”Për këtë qëllim qeveria federale ka shtrënguar rregullat e vizave”, shtoi ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like